Celebrities Gossip Showbiz

Nga ‘Oscar’ në ring, Jake Paul vjen me një super ofertë për Will Smith dhe Chris Rock!

Promotori i boksit, Jake Paul, së fundmi u ka ofruar aktorëve Will Smith dhe Chris Rock nga 15 milionë dollarë secilit për t’u ngjitur në ring dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet me një ndeshje boksi, pasi Smith goditi me shuplakë Rock në ceremoninë e çmimeve ‘Oscar’. Paul ndërkaq shkroi në Twitter se:

Kam gati 15 milionë dollarë për Will Smith dhe 15 milionë dollarë për Chris Rock. Le ta bëjmë në gusht, nën mbikëqyrjen time.

Pas incidentit që shkaktoi një valë të madhe reagimesh në të gjithë botën, Rock nuk pranoi të denonconte në polici Smith, i cili po atë natë fitoi edhe një çmim ‘Oscar’ si aktori më i mirë protagonist, por Akademia e dënoi veprimin. Një ditë më pas, Will Smith kërkoi falje publikisht për veprimin e tij.

Së fundmi po thuhet se fansat e “Oscars” janë të bindur se momenti kur aktori goditi me shuplakë komedianin për një shaka që ai bëri për flokët e Jada Pinkett Smith ishte totalisht e inskenuar. Sjellim në vëmendje se pas kësaj ngjarjeje ka reaguar edhe mamaja e Will-it.

Ai është shumë njerëzor. Kjo është hera e parë që e kam parë të humbasë toruan. Hera e parë në jetën e tij… Unë kurrë nuk e kam parë atë në këtë gjendje. Unë e di se si punon, sa shumë punon… Unë kam qenë duke pritur, duke pritur dhe duke pritur. Kur dëgjova emrin e tij pasi mori çmimin si “Aktori Më i Mirë” u lumturova pafund.

Teksa të gjithë po flasin për ngjarjen e pakëndshme, nga reagimet e kujtdo deri te hatërmbetjet e mëparshme mes Will dhe Chris, një tjetër video po kthehet virale në rrjet. Në video shfaqet Smith duke goditur një gazetar i cili tentoi ta puthte atë në tapetin e kuq në vitin 2012 në premierën e filmit “Men In Black 3” në Moskë.