Celebrities Gossip Showbiz

Nga refuzimi ‘lind’ dashuria, Pete Davidson rikujton një ngjarje mes tij dhe Kim Kardashian!

Ata tanimë janë ndarë dhe çdo gjë i ka mbetur së kaluarës por së fundmi komediani i njohur Pete Davidson ka rikujtuar në “The Kardashians” se Kim e kishte refuzuar në Met Gala 2021. “Ti dukesh kaq i pashëm, kaq i lezetshëm”, i tha Kardashian-Davidson në korridorin e hotelit ku të dy po përgatiteshin të merrnin pjesë së bashku në Met Gala 2022. “Të kujtohet kur të kërkova numrin në takimin e fundit, në shtator 2021 dhe ti pretendove se nuk mund ta ma jepje sepse kishe doreza?”-u përgjigj humoristi.

Kardashian kujtoi momentin dhe e pyeti Davidson nëse ai do ta pyeste përsëri këtë herë, duke vënë në dukje se kësaj radhe ajo nuk kishte veshur doreza. Davidson tha se do ta bënte, duke shtuar për përgjigjen e mëparshme të Kim-it: “Ishte në fakt justifikimi më i bukur ndonjëherë.

E dija që ishte një justifikim, por e mbaj mend…” Kardashian këmbënguli se nuk ishte një justifikim! Ndërsa Davidson nuk e besoi, ai nuk u duk i lënduar nga refuzimi. Rikujtojmë se komediani dhe Kim i dhanë fund romancës së tyre pas nëntë muajsh lidhje.

Sipas burimeve pranë tyre bëhet e ditur se aktori ka ende Kim në mendjen e tij. Komediani nuk ka mundur ta kapërcejë ndarjen e tij me yllin e “KUWTK” pas përfundimit të lidhjes së tyre nëntëmujore. Një burim i afërt me Pete tha për “The US Sun” se ai është ende i fiksuar pas Kardashian.

Davidson aktualisht është mashkulli më i komentuar në Hollywood për shkak të romancave të tij me disa nga gratë më seksi të showbiz-it si Kim Kardashian, Ariana Grande, Kate Beckinsale, Kaia Gerber e së fundmi Emily Ratajkowski. Së fundmi, ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James, është përpjekur të shpjegojë se pse 29-vjeçari është kaq tërheqës për gratë.