Celebrities Gossip Showbiz

Mania e yjeve të showbiz-it për të krijuar një romancë me Pete Davidson, flet ekspertja e gjuhës së trupit!

Komediani i njohur Pete Davidson aktualisht është mashkulli më i komentuar në Hollywood për shkak të romancave të tij me disa nga gratë më seksi të showbiz-it si Kim Kardashian, Ariana Grande, Kate Beckinsale, Kaia Gerber e së fundmi Emily Ratajkowski. Së fundmi, ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James, është përpjekur të shpjegojë se pse 29-vjeçari është kaq tërheqës për gratë.

Ai është si terapi për gratë që kanë dalë nga një lidhje. Pete duket sikur është i magjepsur nga njerëzit e famshëm, por në një mënyrë pozitive. Sa më të bukura të jenë gratë, aq më shumë priren të tërheqin narcisistët arrogantë, ndërsa Pete është krejtësisht e kundërta e kësaj dhe kjo është diçka e mirë për gratë.

Sipas saj, Davidson ka edhe një tjetër armë sekrete, humorin e tij. Megjithatë, ish-të dashurat dhe një mik i Pete pretendojnë se sekreti i joshjes së tij qëndron në penisin e tij të madh. Kim kishte pranuar në serialin real televiziv se ka qenë ajo që kontaktoi e para komedianin, sepse dëgjoi “thashetheme për të” dhe donte ta provonte.

Nëse ka një çift në botën e showbiz-it që ne nuk po e marrim vesh është Kim Kardashian dhe Pete Davidson. Sipas burimeve pranë tyre bëhet e ditur se aktori ka ende Kim në mendjen e tij. Komediani nuk ka mundur ta kapërcejë ndarjen e tij me yllin e “KUWTK” pas përfundimit të lidhjes së tyre nëntëmujore. Një burim i afërt me Pete tha për “The US Sun” se ai është ende i fiksuar pas Kardashian.