Celebrities Gossip Showbiz

Nga të gjitha projektet muziore të karrierës së tij, nuk do e besoni cila është kënga e preferuar e Yll Limanit!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Para disa ditësh Ylli ka zbuluar pak nga kënga e tij e re, e cila është një bashkëpunim me artistët e njohur ndërkombëtar, Sidarta dhe Ramoon. Ylli ka zbuluar gjithashtu se kënga do të publikohet në tetor dhe do të titullohet “Spiti”. E duket se ka mbetur vetëm pak, pasi ky projekt i ri muzikor do të publikohet sonte. Gjithashtu Ylli ka treguar se mes shumë projekteve muzikore që ka publikuar në gjithë karrierën e tij, të  cilat kanë rrëmbyer zemrën e publikut, ky bashkëpunim është i preferuari i tij.

Ylli ka ndarë në rrjete sociale një postim të një prej ndjekësve të tij ku thuhet: ‘Vuan Ylli, vuan Dafina, vuaj unë, vuan shoqëria, vuan gjithë familja’, krahas duket se na ka zbuluar se ai vetë dhe Dafina janë në lidhje romantike me partnerët e tyre dhe janë shumë të lumtur.