Celebrities Gossip Showbiz

Ngjyra perfekte për një darkë romantike, kombinimi i veçantë që Justin dhe Hailey Bieber zgjodhën në takimin e tyre!

Justin dhe Hailey Bieber u panë me një stil mjaft të veçantë të cilin e kishin kombinuar me njëri-tjetrin gjatë një takimi  në darkë në restorantin The Nice Guy në West Hollywood. Themeluesja e kompanisë për kujdesin e lëkurës Rhode, 26 vjeçe, kishte veshur një fustan të kuq të markës Magda Butrym (1,960 dollarë) me dizajnin e ngushtë pas trupi dhe dy trëndafilë të mëdhenj në pjesën e përparme të tij.

Ajo e kombinoi veshjen me taka të kuqe me rripa, duke mbajtur një çantë të vogël të kuqe mbi supe. Hailey, e cila fitoi 360,000 dollarë në festën e katër korrikut të Michael Rubin muajin e kaluar, kishte zgjedhur të vendoste disa aksesorë të thjeshtë; një gjerdan me zinxhir të hollë dhe një byzylyk për kyçin e këmbës.

Sa i përket këngëtarit të “Baby”, 29-vjeç, ai ishte përshtatur me pamjen e Hailey duke veshur një palë pantallona të kuqe të gjera me një këmishë të bardhë me mëngë të shkurtra me kopsa. Justin e kombinoi veshjen me një palë këpucë të zeza dhe një kapele bejsbolli me pika gri dhe të bardha.

Çifti i cili u martua në një gjykatë në qytetin e Nju Jorkut në vitin 2018 nuk janë kurrë besnikë të një look-u. Deri më tani ne i kemi parë ata të veshin gjithçka, nga xhinset e gjera në përditshmëri deri tek veshjet e zezea klasike në tapetin e kuq.