Pothuajse një vit pas fitimit të Kupës së Botës nga kombëtarja e Argjentinës, ka nisur një ankand për 6 nga fanellat e veshura nga Leo Messi në Katar. Ankandi zhvillohet nga Sotheby’s dhe do të zgjasë deri më 14 dhjetor. Këto fanella Messi i ka veshur në pjesën e parë të ndeshjeve në grup kundër Arabisë Saudite dhe Meksikës, më pas në eliminim direkt kundër Australisë, Holandës, Kroacisë dhe në finale kundër Francës.
🚨🇦🇷 The auction for six Lionel Messi match worn shirts from the World Cup has begun and is set to last till December 14th.
A crazy bid of $5.2m has already been made. 💸 pic.twitter.com/BV8V2qbzKn
— FUTB⚽️L Therapy (@saintandis_) November 30, 2023
Oferta e parë ka ardhur për një nga fanellat e yllit argjentinas. Plot 5.2 milionë dollarë për një fanellë të Messit. Qëllimi i madh është të thyhet rekordi i Michael Jordan. Fanella më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në futboll është ajo e Maradona-s, fanella e çerekfinales së vitit 1986, ku Argjentina mundi Anglinë 2-1 dhe u shit për shifrën e 9.3 milionë dollarë. Një pjesë e të ardhurave nga shitja e fanellave të Messit do të shkojnë për Spitalin e Fëmijëve Sant Joan de Deu në Barcelona.
Rikujtojmë, se Lionel Messi ishte fituesi i madh në Ceremoninë e 67-të të Topit të Artë, në Paris. Ylli argjentinas fitoi për herë të 8-të trofeun duke lënë pas Erling Haaland (vendi i dytë) dhe Kylian Mbappe, i treti. Triumfi në Botërorin e Katarit me Argjentinën ishte vendimtar ndërsa udhëhoqi Albicelestet drejt titullit të tretë në histori. Messi thellon edhe më shumë diferencën me rivalin e madh Cristiano Ronaldo, i cili mbetet në kuotën e pesë trofeve. “Pleshti” fitoi garën me konkurrentin e tij më të fortë, Erling Haaland.