Bota

Nis zbatimi i vendimit, Finlanda redukton vizat turistike për rusët!

Finlanda ka ulur numrin e vizave të lëshuara për qytetarët rusë në një të dhjetën e shumës së rregullt, një vendim i shpallur në gusht që hyri në fuqi një ditë pasi ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian ranë dakord për ta bërë më të vështirë për rusët marrjen e vizave.

Finlanda, e cila ndan kufirin më të gjatë me Rusinë nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, njoftoi vendimin në gusht mes presionit në rritje nga politikanët dhe qytetarët për të kufizuar lëvizjen e turistëve rusë nëpër vendin nordik.

“Është e rëndësishme që të tregojmë se në të njëjtën kohë kur ukrainasit po vuajnë, turizmi normal nuk duhet të vazhdojë punën si zakonisht”, tha ministri i jashtëm Pekka Haavisto gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në kryeqytetin çek, Pragë, të mërkurën.

BE-së i është kërkuar të vendosë një ndalim udhëtimi për turistët rusë me disa shtete anëtare që thonë se vizita në Europë ishte “një privilegj, jo një e drejtë njerëzore” për pushuesit, sipas BBC.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha në një intervistë për Washington Post se “sanksioni më i rëndësishëm” ishte “mbyllja e kufijve, sepse rusët po marrin tokën e dikujt tjetër”.

Thirrja e presidentit ukrainas u mbështet nga kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, e cila shkroi në Twitter se vizita në Europë ishte “një privilegj, jo një e drejtë njerëzore”, duke shtuar: “Koha për t’i dhënë fund turizmit nga Rusia. Ndaloni lëshimin e vizave turistike për rusët”.

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, tha se nuk ishte e drejtë që ndërsa Rusia po bën një luftë agresive, brutale agresioni në Europë, rusët mund të jetojnë një jetë normale, të udhëtojnë në Europë.”

BE-ja ndaloi udhëtimet nga Rusia pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në shkurt dhe lidhja hekurudhore, midis Shën Petersburgut dhe Helsinkit, u pezullua në mars, por rusët ende mund të hyjnë në Finlandë me rrugë tokësore.