Celebrities Film & Tv Gossip Music Pardon My French Showbiz

Një album pritet të vijë së shpejti/Robert Berisha zbulon gjithçka në Top Albania Radio!

Sot i ftuar në pjesën e dytë në “Pardon My French” ka qenë Robert Berisha nëpërmjet një lidhjeje Skype. Këngëtari i njohur ka zbuluar më shumë detaje rreth karrierës dhe projekteve të reja muzikore që pritet të sjellë së shpejti por gjithashtu është ndalur edhe tek fenomeni i Big Brother VIP.

Pjesë nga biseda:

Lei: Pse je bërë kaq enigmatik, më privat dhe misteroz?

Robert: Ia kam lënë rinisë këto.

Jonida: Si po shkon muzika dhe a mendon se je në terrenin e duhur? Bëhen më shumë lekë me muzikë se sa me televizion?

Robert: Që nga fillimi nuk kam qenë shumë i koncentruar kështu me projekte pasi unë këndoj dhe bëj muzikë live. Unë i këndoj të gjitha këngët dhe hitet e çdo këngëtari. Jam duke u përgatitur për të bërë një album live, me orkestër, me ‘band’-in tim që e kam në emision dhe do të jetë më artistik. Gjatë mbrëmjeve që bëj i këndoj të gjitha zhanret. Pas vdekjes së mamit kam pasur qejf të bëj një pauzë pak më të gjatë mos të bëj projekte. Duetet nuk i kam refuzuar asnjëherë, sidomos artistët e rinj dhe kjo ishte një këngë më funny. Pasi edhe unë jam pak më shumë showman. E pranova me shumë qejf. 

Më tej artisti zbuloi edhe detaje të tjera në lidhje me albumin e tij ku u shpreh se:

Nuk mundem të bëj një album sintetik në studio me kompjuter, duhet të jetë një album i gjallë siç e bëjnë grekët, serbët. Nëse flasim për muzikë janë shumë lart edhe kemi muzikantë aq të mirë si në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri është gjynah që mos t’i bësh pjesë dhe të bësh një album shumë të bukur dhe që tingëllon live. Nuk e bëj për biznes. Do të ketë balada, do të ketë ritmike dhe do të tingëllojë live.