Celebrities Gossip Music Showbiz

Një bashkëpunim me Bebe Rexhën dhe Dua Lipën?! Ja si përgjigjet Rita Ora!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka dhënë një konferencë për mediat mesditën e sotme, pak orë para koncertit në Tiranë. Teksa Rita është pyetur nëse do të bashkëpunonte me këngëtaret e tjera shqiptare me famë botërore si Dua Lipa, Bebe Rexha apo Ava Max, ajo tha se ndihet shumë e lumtur që artiste shqiptare po shkëlqejnë në botë duke lartësuar emrin e Shqipërisë dhe u shpreh besimplotë për një bashkëpunim kur të krijohet mundësia.

Kur nisa në këtë industri në vitet 2011-2012 e ndieja si një lloj detyrimi apo barre dëshirën për ta bërë Shqipërinë të njohur në hartë. Ndihem shumë e çliruar që kam artiste të tjera në fushën time që po lartësojnë emrin e Shqipërisë në botë. Për shkak të angazhimeve të shumta nuk ka ndodhur deri tani por kam shpresë se do të ndodhë shumë shpejt.

Rikujtojmë, se këngëtarja zhvilloi së fundmi një bashkëbisedim me studentët e Liceut së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku foli për paragjykimet në fillimet e saj. Ylli i muzikës, e cila së fundmi i ka dhënë fund beqarisë me Taika Waititi, theksoi se si e kanë paragjykuar për ngjyrën e lëkurës. Ndërkaq, Presidenti Bajram Begaj dekoroi me Titullin “Naim Frashëri” artisten bukuroshe.