Celebrities Showbiz

Një bashkëshort kaq romantik sa Travis Barker, ja se çfarë bën muzikanti për Kourtney Kardashian!

Travis Barker puthi një imazh të gruas së tij, Kourtney Kardashian, në një poster publik që promovonte sezonin e ri të shfaqjes së saj në Hulu, “The Kardashians”. 46-vjeçari, fitues i çmimit “Grammy”, u shfaq në një postim në InstaStory të bashkëshortes së tij, teksa dhuroi një puthje të ëmbël në foton e saj.

Kourtney shtoi gjithashtu një citim nga i dashuri i saj duke shpjeguar shfaqjen e tij të dashurisë publikisht, pavarësisht nga mundësia e marrjes së mikrobeve. Në postim shkruhej:

Nuk më intereson sa e pistë është, kjo është gruaja ime.

Së fundmi Travis ka qenë në turneun “European Mainstream Sellout” të Machine Gun Kelly ku po shoqërohet nga gruaja e tij. Çifti i njohur kanë ndarë dhe shumë foto me ndjekësit nga përditshmëria e tyre nëpër Evropë.

Mjaftoi një postim në Instagram nga Kourtney Kardashian që ndjekësit e saj të spekulonin se ajo është në pritje të ëmbël. Kourtney publikoi një foto të saj me bikini teksa mbante dorën në bark dhe pikërisht ky veprim bëri të aludohet për një shtatzëni. Rikujtojmë, se 43-vjeçarja u martua me bateristin Travis Barker, në muajin maj. Ajo ka tre fëmijë nga martesa e saj e mëparshme me Scott Disick.