Celebrities Gossip Music Showbiz

Një detaj shumë interesant që ‘fshihet’ pas xhirimit të klipit të këngës së re të Rinës!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej disa vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it. Rina po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore.

Së fundmi me anë të disa postimeve në ‘Instagram’ Rina na ka treguar se ndodhet në Greqi dhe se po xhiron videoklipin e këngës së saj të re, e cila mendohet se do të jetë një bashkëpunim me këngëtaren e njohur Encën. Vetëm pak para disa orësh me anë të disa fotove nga videoklipi të postuara në ‘Instagram’, bukuroshja na ka treguar edhe një fakt interesant në lidhje me xhirimet e klipit.

Fakt interesant: Ne nuk ndaluam së xhiruari edhe kur filloi të bjerë shi.

Bukuroshja vazhdimisht poston momente nga përditshmëria e saj dhe së fundmi së bashku me make-up artisten e saj ka ndarë një video ku shfaqet nga momenti që është pa lyer e deri kur përfundon grimi i saj. E ky padyshim që është një veprim i guximshëm pasi jo shumë vajza të showbiz-it shfaqen jo të kuruara deri në detaje. Duket se ndjekësve të Rinës iu ka pëlqyer shumë ky veprim dhe këngëtarja ka reaguar lidhur me këtë.