Celebrities Food & Drink Gossip Showbiz

Një gënjeshtër e madhe, të gjithë e kanë konsumuar duke kujtuar se ishte sallata e preferuar e Jennifer Aniston!

Një sallatë u bë virale në rrjet vitet e fundit si sallata e Jennifer Aniston, pasi thuhej se ajo e konsumonte çdo ditë për drekë gjatë xhirimit të sitcom-it të viteve ’90, “Friends”. Por duket se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë! Duke iu referuar recetës virale, Aniston së fundmi gjatë një interviste në Zoom për ‘Shape’ tha se:

Më vjen keq, ndihem sikur po i zhgënjej të gjithë, por kjo nuk është sallata ime. Duket e shijshme, por nuk është sallata që haja gjatë ‘Friends’.

Thashethemet nisën pas rrëfimit të Courtney Cox për ‘LA Times’ në vitin 2010 se Aniston hante të njëjtën sallatë çdo ditë gjatë xhirimeve. Sallata, e përbërë nga bullgur, tranguj të prerë në kubikë, majdanoz, nenexhik, qepë të kuqe, qiqra dhe djathë feta të thërrmuar është rikrijuar mijëra herë në TikTok dhe Instagram dhe shumë njerëz besojnë se është bërë e famshme nga emri i saj.

Megjithatë, nuk është kështu, pasi Aniston nuk e ka idenë se nga erdhi receta e “sallatës së Jennifer Aniston”, duke shtuar se ajo nuk do t’i shtonte kurrë kaq shumë qiqra sallatës, sepse nuk do të ishte e mirë për traktin tretës. Sallata e saj në atë kohë ishte krejtësisht e ndryshme, e përbërë nga marule të grira, pulë, të bardha veze, disa fasule, proshutë dhe një përzierje erëzash, vaji dhe uthulle.

Rikujtojmë se së fundmi, Aniston ishte e ftuar në episodin e fundit të “Ellen DeGeneres Show”. Ellen kishte zgjedhur Aniston si të ftuarën e fundit meqënëse ajo ka qenë edhe e ftuara e parë në këtë emision në vitin 2003. Gjatë intervistës aktorja rrëfeu se si e përballoi fundin e “Friends” duke bërë shaka se është mësuar t’i japë fund gjërave duke përfshirë kështu dhe martesën e saj me Brad Pitt.