Celebrities Gossip Showbiz

Një histori dashurie e Romeo Veshajt në “BBV3”? Ja çfarë mendohet të ndodhë në janar!

Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.  Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.  Jo vetëm që do të ketë një edicion të tretë, por  faqja zyrtare e Instagramit të “BBV” ka treguar se kur do të nisë. Edhe pse të gjithë shpresonim se do të ishte fundi i këtij viti, edicioni i tretë do të jetë në janar 2024.

Deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion, por ende nuk është konfirmuar asgjë. Të ftuar sonte në “Shqipëria Live” me Arjon Muça kanë qenë të ftuar Monika Lubonja, Andi Vrapi dhe Liesa Haxhiasllani për të komentuar emrat e përfolur se do të jenë pjesë. Sipas tyre shanset që Romeo Veshaj do të jetë pjesë e këtij sezoni të “BBV” janë të larta edhe për faktin se emisioni që ai moderon bashkë me vëllain, Donald Veshaj përfundon sezonin për këtë vit në dhjetor.

Monika: Do jem pro për Romeon se është ndryshe me Donalin, kam pasur fatin t’i njoh dhe them që do jetë shumë bukur sepse janë të ndryshëm 

Andi: është përfolur dhe vjet për “BBV” por duke parë si shkuan gjërat vjet nuk kishte arsye pse të futej është e besueshme si alternativë për shka se përfundon edhe sezoni i emisioni të tyre në dhjetor…unë mendoj që ka më shumë shanse se nëse do ishte në një periudhë që do prezantonte “Më lër të flas” do kishte më pak shance

Liesa: Kur kishte të ftuar Efin në emion dhe kur e Efi e pyeti nëse do jetë pjesë nuk e mohoi madje bëri dhe një mimikë pohimi dhe nuk e di pse nuhas një histori dashurie të Romeos me një nga aty brenda…

Së fundmi në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muça është folur për personazhet që aludohen nga Shqipëria dhe Kosova.