Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Një mami super seksi si Kim Kardashian, miliarderja promovon produktet e reja të SKIMS dhe i lë të gjithë gojëhapur me dukjen e saj!

Ylli televiziv Kim Kardashian ka publikuar së fundmi në Instagram fotoalbumin e saj për të promovuar produktet e reja të SKIMS dhe padyshim ajo duket në superformë. 42-vjeçarja shfaqet me rroba banje të zeza, në dukje shumë të thjeshta, por që i kanë shtuar hijeshinë ky fotosesioni. Si gjithmonë Kim merr vëmendjen me çdo postim të sajin. Për mirë apo për keq veshjet apo dukjet e miliarderes gjithmonë komentohen.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

Trupi i saj i lyer me vaj, e rrethuar nga modelë meshkuj, e bën Kim Kardashian të duket mjaft provokuese. Rikujtojmë, se sherri mes motrave Kim dhe Kourtney Kardashian duket se nuk ka fund. Arsyeja e sherrit të tyre këtë herë ka qenë bashkëpunimi i Kim me “Dolce & Gabbana”.

Kourtney e konsideroi atë një “tradhti” pasi është shtëpia që i bëri fustanin e nusërisë në dasmën me Travis Barker në Itali. Në puntatën e fundit të reality show-t “Kardashians”, Kim komenton me nënën e saj qëndrimin e motrës së madhe duke thënë se nuk është e mundur të kthehesh kundër familjes.