Bota

Një mesazh shprese dhe rezistence se jeta vazhdon, çiftet ukrainase martohen në mes të luftës!

Pavarësisht se luftime të ashpra po zhvillohen mes forcave ukrainase dhe atyre ruse, në Ukrainë jeta po vazhdon. Këtë e dëshmojnë më së miri martesat e shumta që po ndodhin mes çifteve të reja, madje shumë prej tyre po gjejnë pak minuta kohë të lirë që të kurorëzojnë dashurinë e tyre dhe të rikthehen në vijën e parë të frontit, duke përcjellë kështu një mesazh shprese dhe rezistence.

Rasti më i fundit janë dy çifte që u martuan në Donetsk, ku Forcat e Armatosura të Ukrainës publikuan në Facebook, fotografitë e dy çifteve. Në vend që të shfaqeshin para priftit me fustan të bardhë dhe kostum, disa prej tyre janë larguar për pak çaste nga vija e frontit pra me veshje ushtarake për t’i thënë ‘po’ partnerit.

Një ushtar ukrainas i quajtur Anton, i cili ka qenë në front që nga fillimi i luftës, erdhi në Kharkiv me leje speciale për t’u martuar me të dashurën e tij. Gruaja e Anton, 21-vjeçarja Ira, tha se ata u takuan një vit e gjysmë më parë dhe kishin planifikuar ditën e martesës para luftës, duke thënë se lufta nuk e pengon atë të martohet dhe të krijojë një familje të re.

Edhe pse intensiteti i bombardimeve në Kharkivit është ulur, bomba dhe raketa më të fuqishme kanë shpërthyer në qytet. Kryetari i Bashkisë së Kharkivit Ihor Terekhov, gjatë maratonës mbarëkombëtare tha se:

Situata, natyrisht, është e tensionuar, por nën kontroll. Por banorët e Kharkivit janë njerëz të guximshëm. Tregjet funksionojnë. Bizneset e vogla po fillojnë të hapen. Por, sigurisht, duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Agresori rus mund të sulmojë në çdo moment.