Celebrities Gossip Showbiz

Një takim ‘vulosi’ gjithçka, Taylor Swift në një romancë me Matty Healy!

Këngëtarët e njohur Taylor Swift dhe Matty Healy të cilët ndezën thashethemet për romancë në fillim të këtij muaji u panë duke u puthur së fundmi në Casa Cipriani në New York. Një burim i afërt me dyshen tha se ata ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit duke u puthur dhe përqafuar.

Menjëherë pasi u pikasën nga dëshmitarët, thuhet se ata u larguan nga Cipriani të kapur dorë për dorë ndërsa ishin të mbuluar nga një çadër për të ruajtur privatësinë e tyre. Më 3 maj, burime i thanë The Sun se dyshja ishin takuar për më pak se dy muaj dhe ishin çmendurisht të dashuruar me njëri-tjetrin. Burimi shtoi se:

Ende herët për t’u thënë por ata ndihen shumë mirë. Ata u takuan për herë të parë, pothuajse 10 vjet më parë.

Gjatë koncertit të Taylor në Nashville më 6 maj, artisti britanik u pa në zonën VIP ndërsa Swift performonte. Më pas ata janë fotografuar së bashku duke u larguar nga koncerti. Të dy më pas morën rrugën për në banesën e Swift në Nashville. Rikujtojmë se Healy dhe Swift patën një lidhje të shkurtër në vitin 2014. Megjithatë, ata bashkëpunuan për albumin e saj të fundit, “Midnights”.

Rikujtojmë, se kohët e fundit gjithashtu u përfol se kampioni i Formula 1, Fernando Alonso, po takohej me yllin e muzikës pop. Piloti spanjoll përdori këngën e Swift “Karma” në një klip që postoi në TikTok dhe teksa 41-vjeçari po e dëgjonte, në fund të klipit ai i shkel syrin kamerës duke lënë të hapur mundësinë që thashethemet që thuhet se janë bashkë janë të vërteta.