Celebrities Gossip Showbiz

Një tjetër surprizë nga Gjiko dhe Fifi?!

Fifi është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj, por gjithashtu dhe për jetën personale. E duket se si një verë që padyshim do të quhet vera e bashkëpunimeve, Fifi prej ditësh na kishte lajmëruar se do të bashkonte forcat me një tjetër artist që është pikërisht Gjiko. ‘Djegi’ quhet dueti i dyshes i cili tanimë gjendet në YouTube dhe në vetëm shumë pak ditë po numëron mjaft klikime në YouTube.

Por, duket se surprizat mes dyshes nuk mbarojnë me kaq dhe pas suksesit të ‘Djegi’ kanë vendosur të bashkojnë sërish forcat, të paktën kështu shprehen burime për Prive. Sipas po këtij burimi, dy artistët kanë përfunduar xhirimet dhe pritet që shumë shpejt të lansojnë projektin e dytë në vetëm pak kohë diferencë.

Fifi ka qenë shumë e përfolur edhe për lidhjen e saj me Adis Patushin (i njohur në publik edhe si ish-partneri i modeles Adrola Dushi me të cilën ka dhe një djalë të vogël të quajtur Troi.

Lidhur me këtë histori, bukuroshja ka pasur shumë kritika në rrjet ku më i fundit ishte dhe debati online që bëri një bujë shumë të madhe me gazetaren Zhaklinë Lekatari. E teksa duket se ofendimet nga ndjekësit janë bërë modë, këngëtarja ka zgjedhur të reagojë me anë të një postimi ku teksa ka treguar disa foto të sajat duke buzëqeshur, krahas ka shkruar disa fjalë me të vërtetë shumë prekëse.