Celebrities Gossip Showbiz

Për bashkëpunimin e Fifit dhe Gjikos do t’ju duhet të prisni edhe…

Fifi është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj, por gjithashtu dhe për jetën personale. Së fundmi, bukuroshja ka publikuar shumë projekte të reja të cilat kanë qenë bashkëpunime dhe kanë rezultuar shumë të suksesshme, thënë kjo nga klikimet në YouTube.

E duket se si një verë që padyshim do të quhet vera e bashkëpunimeve, Fifi prej ditësh na ka lajmëruar se do të bashkojë forcat me një tjetër artist që është pikërisht Gjiko. ‘Djegi’ quhet dueti i dyshes i cili do të publikohet ditën e nesërme në orën 19:00 dhe me aq sa duket nga traileri i këngës do të jetë një projekt dedikuar dashurisë.

Vetëm pak ditë më parë bukuroshja lansoi bashkëpunimin e saj më të fundit me këngëtaren e njohur, Tuna e cila këto kohë ka pasur rikthimin e saj pas një periudhe mjaft të gjatë pauze. ‘Melaqe’, projekti që bashkoi dy artistet duket se po korr një sukses të madh pasi vetëm pak pas lansimit ka arritur disa miliona klikime në platformën YouTube.

Fifi ka qenë shumë e përfolur edhe për lidhjen e saj me Adis Patushin (i njohur në publik edhe si ish-partneri i modeles Adrola Dushi me të cilën ka dhe një djalë të vogël të quajtur Troi. Lidhur me këtë histori, bukuroshja ka pasur shumë kritika në rrjet ku më i fundit ishte dhe debati online që bëri një bujë shumë të madhe me gazetaren Zhaklinë Lekatari.