Celebrities Gossip Showbiz

Fifi flet për herë të parë për Adrola Dushin! Ja se çfarë mendon ajo për ish-bashkëshorten e partnerit të saj!

Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare. Këngëtarja nga Ferizaj edhe gjatë kësaj periudhe mbetet e angazhuar me projekte dhe koncerte të shumta. Në jetën personale na tregon vazhdimisht se është mëse e lumtur me partnerin e saj të zemrës Adisin, teksa dhe në muzikë vjen shpesh me projekte të reja muzikore.

Ditën e djeshme ajo është shfaqur shumë e revoltuar si pasojë e komenteve negative të njerëzve të cilët janë shprehur me fjalë nga më të ndryshmet duke gjykuar lidhjen e saj dhe të Adisit. Por këngëtarja e njohur nuk e ka lënë me kaq pasi ka bërë disa reagime në Instastory. Mes këtyre komenteve të shumta negative që Fifi ka marrë, ajo i është kundërpërgjigjur dhe një komenti për Adrola Dushin, ish-bashkëshorten e partnerit të saj Adisit, duke shkruar se:

Adrola? Yll padiskutim. Dhe po, absolutisht një prej femrave më të bukura që sytë e mi kanë parë… Dhe e respektoj çdo ditë jo vetëm si nënën e fëmiut të njeriut që po jetoj me të, por si grua, si vajzë, si punëtore, si shembullin më të mirë të një femre që rrit krijesën më të shtrenjtë në botë. Të më shani? Ta shani? Bllok do keni. Shnet!

Rikujtojmë se, e ftuar në “Më lër të flas” para pak javësh ishte Adrola Dushi. Së fundmi, modelja padyshim që ka qenë mjaft e komentuar në media për dyshimet lidhur me një marrëdhënie me reperin Capital T dhe për lidhjen më të re të ish- partnerit të saj me të cilin ka dhe një djalë dhe këngëtares Fifi. E padyshim që modelja nuk mund të largohej pa u pyetur lidhur me lajmin e shumë komentuar të lidhjes së re të Adisit me Fifin, ku Adrola e uroi çiftin.

Me jetë të gjatë e të lumtur çiftit. Jam shumë pro lidhjeve të dashurisë.