Celebrities Gossip Showbiz

Një vit shumë i rëndësishëm në jetën e saj, shprehet Kiara Tito!

Për Luiz Ejllin dhe Kiara Titon, data 24 dhjetor është një datë mjaft e rëndësishme, pasi njohën njëri-tjetrin. Një vit më parë, ata ishin ndër banorët që u bënë pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”. Rrugëtimi i tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka qenë me shumë emocione, sfida, gëzime, të qeshura, lot, por me një fund të lumtur. Ata u dashuruan, krijuan një lidhje dhe u martuan. E tani janë edhe në pritje të një vajze.

Ky ishte një vit shumë i rëndësishëm për Kiarën, pasi jeta e saj ndryshoi totalisht nga pjesëmarrja në “BBV2”, ku u njoh me Luizin dhe filloi historia e tyre e dashurisë, nga martesa e tashmë në pritje të një vajze. Për këtë me një postim në Instagram, Kiara ka shkruar disa fjalë për gjithë ngjarjet dhe emocionet që ka kaluar vitin që lam pas.

Viti që po lëmë pas, ka qenë për mua viti më sfidues por që më solli ndryshimet më të mëdha në jetë, ka qenë një trampolinë emocionesh. Nuk e kisha menduar kurrë që brenda një viti të dashurohesha, të martohesha, të njihja njeriun e jetës dhe babain e fëmijës dhe të ndihesha vajza më e plotësuar në botë, njësoj sic e kisha imagjinuar nëpër ëndrra. Ja që ëndrrat bëhen realitet dhe ka një dritë atje lart për këdo që fantazon dhe beson. Ky mund të jetë viti jot, kështu që kurrë  mos i humb shpresat

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da Kiara Tito (@kiaratito)

Kiara ka qenë e ftuar para disa ditësh në emisionin “Ftresë në 5” me Bieta Sulën, ku ka treguar shumë për shtatzaninë, ndryshimet në jetën e saj, planet e 2024 e shumë të tjera. Ama ajo çfarë nuk u vu re ishte momenti i ëmbël kur bebi i shkelmoi barkun Kiarës live në emision, pjesë e cila më pas është shpërndarë kudo në rrjete sociale.