Celebrities Design Gossip Showbiz

Njihuni me shtëpinë e re të Jennifer Lopez dhe Ben Affleck!

Çifti më i përfolur i showbiz-it, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, duket se e kanë çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel. Së fundmi, dyshja janë duke kërkuar shtëpinë perfekte për të qenë foleza e tyre e dashurisë dhe madje edhe mund ta kenë gjetur atë. Bëhet fjalë për një pronë prej 85 milionë dollarësh në Beverly Hills.

J-Lo, 52 vjeçe dhe Ben, 54 vjeç, të cilët gjithashtu u panë nga paparacët në turneun e komedianit Bob Hope, në Liqenin Toluca, thuhet se kanë parë shtëpinë luksoze prej 38,000 metra katrorë, e kompletuar me 12 dhoma gjumi, 24 banjo dhe një kompleks sportiv të personalizuar, një ring boksi dhe fushë basketbolli. Shtëpia gjithashtu përmban një shtëpizë për mysafirët dhe një apartament në papafingo. Prona ka një parkim të përshtatshëm për 80 mysafirë.

Shtëpia madhështore, aktualisht është në pronësi të miliarderit Ron Burkle dhe vjen me ambiente tejet luksoze. Kjo nuk është hera e parë që çifti është parë duke kërkuar për shtëpi së bashku, pasi ata janë fotografuar edhe muajin e kaluar. Të dy duket se janë në prag të shpërnguljes për të jetuar së bashku pasi Jennifer tashmë ndërmori hapa për ta bërë Los Angeles-in, shtëpinë e saj të re të përhershme. Madje aktorja është fotografuar kur ka qenë duke vizituar shkollat në zonën e re të banimit, për fëmijët e saj muajt e fundit dhe ata thuhet se janë dakord gjithashtu me zhvendosjen në Bregun Perëndimor. Deri tani ajo ka jetuar në Miami, ku fëmijët e saj mund të kalojnë lehtësisht kohë me babanë e tyre, këngëtarin Marc Anthony.

Rikujtojmë se, këngëtarja me famë botërore Jennifer Lopez ka festuar para pak ditësh ditëlindjen e saj. Ky 52-vjetor ka qenë mjaft i veçantë për të sepse ajo e ka festuar nën shoqërinë e partnerit të saj Ben Affleck. Ata kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt Francës. Kjo ishte edhe mënyra më e bukur dhe romantike me të cilën ata zgjodhën ta bënin publike lidhjen e tyre.