Celebrities Gossip Showbiz

Ben Affleck i bën Jennifer Lopez dhuratën më të bukur dhe më domethënëse!

Këngëtarja me famë botërore Jennifer Lopez ka festuar para pak ditësh ditëlindjen e saj. Ky 52-vjetor ka qenë mjaft i veçantë për të sepse ajo e ka festuar nën shoqërinë e partnerit të saj Ben Affleck. Ata kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt Francës. Kjo ishte edhe mënyra më e bukur dhe romantike me të cilën ata zgjodhën ta bënin publike lidhjen e tyre.

Jennifer ka postuar në llogarinë e saj të Instagram-it disa foto ku përveç se shfaqet në formë të shkëlqyer ajo zyrtarizoi lidhjen e saj me Ben Affleck, por ajo çfarë ra në sy ishin bizhuteritë e saj. Bizhuteritë janë një dhuratë nga Ben. Varëset janë pjesë e Foundrae Collection dhe ajo çfarë i bën të veçanta është domethënia e tyre.

Beth Bugdaycay e cila është një nga bashkëthemelueset e Foundrae tregoi se Ben i kishte krijuar këto bizhuteri përpara festimeve të ditëlindjes së partneres së tij. Bizhuteritë e koleksionit Foundrae dallojnë për simbolin dhe kuptimin që mbartin. Ato që Ben zgjodhi nënkuptonin një reflektim të historisë së tyre personale.

Me bizhuteritë e personalizuara që Ben krijoi për Jennifer, ku qartësisht tregohet dashuria mes tyre, por është edhe një rikujtim për aftësinë që ata kanë për të ndryshuar dhe për t’u rritur. Për shembull, një nga medaljonët që ai zgjodhi përfaqëson qëndrueshmëri, të cilën ne e përshkruajmë si të egër dhe të bollshme. Lulet janë ushqyer me pasion dhe vazhdojnë të lulëzojnë, edhe në errësirë, kundër fatkeqësive. Por ne nuk mund t’i ndajmë lulet nga gjembat. Gjembi është risku që ne marrim përsipër për diçka që duam, për të jetuar jetën plotësisht pa rezerva.

Beth shtoi gjithashtu se ata mbetën mjaft të magjepsur nga veprimi romantik dhe mjaft domethënës i Benit për partneren e tij. Çifti ka vendosur që të mos e ndalin këtu udhëtimin e tyre por të vazhdojnë edhe përgjatë javës.