Celebrities Gossip Showbiz

Nuk di të ndalet ky djalë, Yll Limani paralajmëron surpriza për këtë sezon veror!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Teksa vetëm pak ditë më parë, ai solli bashkëpunimin e tij me Dafina Zeqirin, ‘Kaje’ arriti të pëlqehet shumë nga publiku dhe të numërojë menjëherë miliona klikime në platformën YouTube. Dueti i dyshes ishte një këngë që i këndohet ‘zemrave të thyera’ e padyshim ka ‘goditur’ në emocionet e njerëzve. Vetëm pak më parë, artisti na tregoi se nuk ka të ndalur me projektet e reja muzikore, teksa ka ndarë një Instastory ku shkruan:

Shumë të tjera rrugës…

Ylli ka ndarë në rrjete sociale një postim të një prej ndjekësve të tij ku thuhet: ‘Vuan Ylli, vuan Dafina, vuaj unë, vuan shoqëria, vuan gjithë familja’, krahas duket se na ka zbuluar se ai vetë dhe Dafina janë në lidhje romantike me partnerët e tyre dhe janë shumë të lumtur.