Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Yll Limani sapo na zbuloi se kur do të publikohet bashkëpunimi me Dafinën?

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta.

Teksa vetëm pak ditë më parë, bukuroshja publikoi bashkëpunimin e saj me artistin RZON, ky sezon veror do të jetë plot surpriza të tjera nga ana e saj. Së fundmi, Dafi ka paralajmëruar se do të publikojë një duet me Yll Limanin. Kjo nuk është hera e parë që dyshja ‘bashkojnë forcat’ pasi 2 vite më parë, artistët kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm me ‘Mos shko’, ndaj ky projekt po pritet me padurim nga ndjekësit e tyre.

E teksa duket se jemi pak ditë larg nga publikimi i këngës së tyre, pasi vetë këngëtari teksa ka ndarë një video të tijën në TikTok dhe Instagram duke improvizuar paksa nga kënga, krahas ka shkruar: “Bajram i ëmbël’ duke na zbuluar ndoshta kështu se ‘Kaje’ do të publikohet ditën e Bajramit, me datë 29 qershor.

Ylli nuk ndalon kurrë me angazhimet e tij me koncerte dhe vetëm pak ditë më parë me anë të një video ku i gjithë publiku shfaqet duke kënduar refrenin e këngës ‘Marre’ në bashkëpunim me Elvanën, krahas na ka habitur duke zbuluar se e gjithë kjo ishte një dedikim, por cila është vajza fatlume nuk e dimë ende.