Celebrities Showbiz

“Nuk do të isha këtu ku jam sot”, Emily Ratajkowski zbulon pse vendosi të flasë pikërisht tani mbi ngacmimin seksual!

Një prej modeleve shumë të njohura dhe me famë botërore është Emily Ratajkowski, e cila shumë shpejt do të publikojë një libër autobiografik të titulluar “My Body” (Trupi im ). Në vitin 2013, ajo ka qenë pjesë e video klipit të këngës “Blurred Lines”, ku në libër ajo do të tregojë me detaje se si këngëtari Robin Thicke i ka prekur gjoksin pa pëlqimin e saj. Ajo gjithashtu ka zbuluar se Robin atë ditë është shfaqur i dehur në xhirime.

Emily ka treguar së fundmi se nëse do të tregonte për ngacmimin seksual nga ana e këngëtarit, ajo nuk do të kishte suksesin që ka sot. Ajo u shpreh:

Unë isha një modele e panjohur dhe nëse do të kisha folur apo do të isha ankuar, nuk do të isha këtu ku jam sot. Unë nuk do të isha e famshme.

Modelja vendosi të detajonte incidentin ku pretendon se këngëtari i njohur e ka prekur tek gjoksi, në librin e saj sepse ajo mendon se ka ndryshuar me kalimin e viteve dhe shpreson që fansat e saj do ta kuptojnë këtë gjë. Emily vijon:

Unë shkrova një libër rreth evolucionit tim, dhe që përfshin shumë përvoja të ndryshme nga karriera dhe jeta ime dhe mënyra se si ndihesha dhe mendoja për ato përvoja ka evoluar.

Sipas “Sunday Times”, Emily ka shkruar se ajo kishte ndjerë ftohtësinë e duarve tek gjoksi i saj i zhveshur dhe më pas ishte larguar instiktivisht, ndërkohë Thicke ishte larguar duke i buzëqeshur sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ajo gjithashtu ka shprehur se u ndje e turpëruar nga ky veprim.