Travel

Këto veprime janë të ndaluara për stjuardesët!

Kur bëhet fjalë për avionët dhe linjën ajrore, e dimë se po flasim gjithashtu edhe për shumë rregulla dhe kufizime. Këtë gjë e tregon puna e një stjuardese, e cila duhet të zbatojë disa rregulla, të cilat ne mund të na duken jo normale. Sigurisht që kjo nuk është një punë normale 8 orarëshe, por ka përfitimet e veta.

Madje, dhe një pasagjereje iu ndalua të hipte në fluturimin e saj të “Virgin Australia” pasi piloti nuk i pëlqente njerëzit që tregonin lëkurën e trupit.

Për të gjithë ju që e keni menduar si një mundësi punësimi pozicionin e stjuardesës, duhet me patjetër të njiheni me veprimet të cilat i keni të ndaluara të kryeni gjatë punës:

Pozicioni i trupit duhet të jetë gjithmonë drejt.

Stjuardeseve i duhet të qëndrojnë në këmbë për një periudhë të gjatë kohe, gjë që të shkakton dhimbje në shtyllën kurrizore. Edhe nëse po kryejnë shërbim në kabinë, ato nuk duhet kurrësesi të kërrysen. Mund t’i lehtësojë dhimbjen për disa momente, por është jo profesionale të mbash atë pozicion që tregon dembelizëm. Ky rregull duhet zbatur për sa kohë mban veshur uniformën.

Nuk duhet të përdorin parfume me aromë të rëndë.

Në këtë industri, higjiena është faktori kryesor dhe stjuardeset duhet të duken sa më të rregullta. Mbi të gjitha duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë edhe parfumit që përdorin, sepse disa aroma mund të shqetësojnë pasagjerët, koleget apo edhe pilotin.

Nuk duhet të konsumojnë ushqim përpara pasagjerëve.

Sigurisht që edhe stafi i avionëve është human dhe i duhet ushqim për të performuar sa më mirë, por këtë gjë duhet ta bëjnë larg syrit të pasagjerëve. Zakonisht, stjuardesat kanë ‘dhomën’ e tyre të ndarë nga kabina me anë të një perdeje. Kështu që, nëse shkoni në tualet dhe perdja është e mbylluar, atëherë stafi po konsumon drekën apo darkën e tyre.

Nuk i lejohet të kenë tatuazhe.

Ky rregull varion nga njëra kompani tek tjetra, por në shumicën e rasteve nuk është e lejuar të kenë tatuazhe të dukshme. Që do të thotë, vendet e dukshme ku nuk i mbulon uniforma, si; krahët, duart, këmbët, qafa dhe fytyra.

 

Nuk lejohet të mbajnë flokët e lëshuara.

Nëse gjatësia e flokëve i kalon supet, atëherë ato duhet të jenë të lidhura lart. Disa kanë rregulla më strikte, që duhet t’i mbajnë flokët gjithmonë në një topuz. Flokët duhet të jenë të pastër, të rregullt e të krehur në çdo moment.