Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk e di pse thjesht kam frikë…”/Njihuni me frikën më të madhe të Snoop Dogg!

Reperi Snoop Dogg ka zbuluar së fundmi se ka një frikë të madhe nga kuajt. Artisti i njohur ka përmendur gjithashtu se gruaja e tij, Shante Broadus, ka pasur një kalë por, Snoop Dogg kishte aq frikë nga kali saqë largohej nga kafsha dhe shmangte çdo ndërveprim me të.

Në një episod të emisionit të tij në YouTube, “Double G News”, Snoop diskutoi rreth frikës së tij nga kuajt teksa bisedonte me të ftuarën Tiffany Haddish, e cila përmendi ëndrrën e saj për kalërim në një fermë. Snoop theksoi:

Kam frikë nga kuajt. Edhe sot e kësaj dite. Nuk e di pse thjesht kam frikë prej tyre. Nuk më keni parë kurrë në një skenë me kalë. Unë kam qenë në një skenë me struc, iguana, lloj-lloj kafshe. Por, unë nuk kam qenë kurrë në një skenë me një kalë. Nuk e di pse!

Theksojmë gjithashtu se Snoop Dogg ka deklaruar se legjenda e Los Angeles Lakers, Shaquille O’Neal është reperi më i madh nga të gjithë lojtarët e NBA. O’Neal, i cili luajti në qendër për LA Lakers midis viteve 1996-2004, konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në fushë dhe mori vlerësime të larta nga Snoop Dogg, i cili ka kryesuar listat e Billboard për hitet e tij. Krijimet e Snoop Dogg janë certifikuar si platin dhe ai vazhdimisht ka ruajtur një performancë mjaft të mirë në renditjet e tabelave gjatë një karriere 30-vjeçare.