Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Gossip Showbiz

Nuk e uroi dhe as nuk mori pjesë në festën e ditëlindjes? Armina Mevlani tregon se çfarë po ndodh mes saj dhe Shkëlzenit…

Nuk kaluan pa u komentuar fotot nga festa e ditëlindjes së Armina Mevlanit. Ideja e të dukurit si një sirenë i përshtatej më së miri blogeres e cila festoi 30 vjetorin e saj.

Por, kur flasim për Arminën, nuk mund të lëmë pa përmendur dhe partnerin e saj Shkëlzen Berishën. Ai nuk u pa gjëkundi nga fotot dhe video-t e festës dhe madje as nuk e uroi publikisht si çdo vit.

Kjo gjë nxiti spekulimi se ndoshta mes tyre mund të kishte ndonjë përçarje, por vetë Armina vendosi të reagojë, jo në mënyrë të drejtpërdejtë, por duke na zbuluar dhuratën e Shkëlzenit. Teksa shfaqet e mbuluar nga buqeta të mëdha me lule, ajo shkruan:

Falënderuese për miqtë e mi, familjen time, dashurinë time për lulet e mrekullueshme dhe që më keni bërë të ndihem e bekuar.