Celebrities Gossip Showbiz

Nuk kanë të sosur telashet për Shakirën, prokuroria spanjolle i ngre akuzë për…!

Këngëtarja Shakira do të gjykohet nga prokurorët spanjollë. Mbi të rëndon akuza se ajo mashtroi qeverinë duke i shkaktuar një dëm prej rreth 15 milionë euro taksa të papaguara.

Deklarata u bë nga ekipi i saj i marrëdhënieve me publikun.

Sipas avokatëve, 45-vjeçarja kolumbiane hodhi poshtë një marrëveshje të ofruar nga autoritetet spanjolle dhe dëshiron të provojë pafajësinë e saj në gjykatë.

Shakira “i beson pafajësisë së saj dhe zgjedh ta lërë çështjen në duart e ligjit”, tha në një deklaratë firma PR Llorente y Cuenca.

Në vitin 2018, prokurorët spanjollë e akuzuan sensacionin e pop-it se nuk pagoi 14.5 milionë euro taksa mbi të ardhurat që ajo fitoi midis 2012 dhe 2014.

Ajo mund të gjobitet ose të dërgohet në burg nëse shpallet fajtore për evazion fiskal.

Prokurorët nuk ofruan detaje të mëtejshme rreth marrëveshjes, e cila mbetet në tavolinë deri në hapjen e gjyqit në Barcelonë.