Celebrities Gossip Showbiz

Mesa duket të jenë në qendër të mediave rozë nuk u ka pëlqyer, merr fund armiqësia mes Shakira dhe Pique?!

Armiqësia mes Gerard Pique dhe yllit të pop-it Shakirës duket se është qetësuar dhe dyshja tani janë fokusuar në ndarjen në kushte miqësore. Thuhet se ish-çifti folën me njëri-tjetrin për të gjetur një mënyrë për ta vazhduar ndarjen pa një proces të gjatë ligjor që padyshim do të vazhdonte të shkaktonte ‘stuhi mediatike’. Të dyja palët po i japin përparësi mirëqenies së fëmijëve të tyre.

Ishte raportuar se Shakira do të kërkonte kujdestarinë e plotë të fëmijëve të saj me Piquen, madje disa spekuluan se ajo do ta etiketonte Piquen një “baba të munguar” nëse fëmijët detyroheshin të qëndronin në Barcelonë me futbollistin. Por tani ajo ka ofruar të ndajë kujdestarinë me të, pavarësisht se ende dëshiron të transferohet me ta në Miami.

Oferta aktuale që ajo i ka bërë ish-partnerit të saj është që ajo të marrë fëmijët me vete në Shtetet e Bashkuara dhe që ajo të paguajë për mbështetjen e tyre të plotë, duke i siguruar gjithashtu Pique-s pesë bileta avioni të klasit të parë në vit në mënyrë që ai të mund të udhëtojë për t’i vizituar.

Para disa ditëve u tha se saga e vazhdueshme mes Shakira-s dhe Gerard Pique ka marrë një kthesë të re. Sipas mediave të huaja, mbrojtësi i Barcelonës thuhet se ka ndërprerë lidhjen e tij me vajzën e re 22-vjeçare, me të cilën supozohet se ka pasur një romancë dashurie. Thuhet se 35-vjeçari tashmë do që të rregullojë lidhjen e thyer me yllin e muzikës.

Pique dhe Shakira i dhanë fund lidhjes së tyre të gjatë 12-vjeçare muajin e kaluar pasi futbollisti u akuzua se kishte takuar një grua tjetër. Nuk dihet shumë për të, përveç se ajo është kameriere. Megjithatë, kjo bie ndesh me raportet e mëparshme se vajza është punonjëse në një nga kompanitë e Pique. Ndërkaq, Roberto Garcia, ish i dashuri i njërës nga motrat e Shakirës ka deklaruar së fundmi se tradhtia e Pique nuk ishte arsyeja e ndarjes së çiftit. Ai tregoi se në fakt problemet mes ish-çiftit kishin filluar kohë më parë dhe arsyeja ishin paratë.