Celebrities Gossip Showbiz

Nuk mund të ndodhte ndryshe, Krid ka trashëguar talentin e Elgit Dodës!

Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit. Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Mund të themi me plot gojë se ky vit ka qenë tepër i suksesshëm për të edhe në karrierë. Artisti ka publikuar shumë projekte që jo vetëm kanë arritur të ‘rrëmbejnë’ zemrën e publikut, por edhe të bëhen virale e të numërojnë miliona klikime.

Elgiti është një nga producentët dhe këngëtarët më të pëlqyer të momentit, jo vetëm për shkak edhe të këngëve të tij të fundit që patën shumë sukses, por edhe më parë artisti e ka treguar gjithmonë talentin e tij. Përveç tij edhe Klea është një këngëtare me një zë të mrekullueshëm, e nuk kishte si të ndodhte ndryshe mesa duket vogëlushi Krid ka trashëguar talentet e prindërve të tij. Ditën e sotme Elgiti ka postuar një video Krid, i cili duke luajtur në një piano lodër këndon një nga këngët më të suksesshme të babait të tij, e cila titullohet “Ku je”. Në video Elgiti shkruan:

Duhet edukuar brezi i ri mbi produksionin

Duket se për këtë vit do të kemi ende surpriza nga Elgiti e këtë na e ka bërë me dije dita-ditës, ku dhe na ka zbuluar pak nga teksti i këngës së radhës. Ashtu si tanimë jemi mësuar edhe kjo surprizë nga producenti lidhet me dashurinë e humbur. Por duket se pritja mori fund dhe se kënga do të publikohet më shpejt seç e prisnim, ditën e djeshme Elgiti ka postuar në Instagram një foto të tij nga klipi i këngës, ku na ka lënë të kuptojmë se do të publikohet ditën e premte në orën 18