Celebrities Gossip Showbiz

Nuk përmbahet Luljeta e “Për’puthen +40”: “Edi Rama është seksi, ma ndez llampën, Meta është sa kofsha ime”

Ajo është një ndër personazhet që ka spikatur më shumë nga të gjithë konkurrentët e “Për’puthen” si dhe “Për’puthen +40”. Bëhet fjalë për 65-vjeçaren nga Fieri më energjike se të gjithë të rinjtë 20-vjeçarë, dhe për këtë jemi dakord të gjithë.

Së fundmi, Luli ka dhënë një intervistë, fiks siç di ajo, pa filtra dhe krejtësisht e drejtpërdrejtë. Në dy këngët që ajo ka realizuar falë spektaklit “Për’puthen +40” e që janë komentuar pa fund, “S’ta Jap” dhe “Luje”, dëgjohet shprehja e saj “ma ndez llampën”. Në këtë intervistë, ajo u bë pjesë e një loje që quhej pikërisht kështu ku i duhet të zgjidhte se cilët nga personazhet e famshëm meshkuj ja ndezin llampën.

Ndër ta, ishin edhe disa figura shumë të njohura politike disa prej të cilëve Luljeta pati super komente.

Edi është seksi, s’ka. Ky ta ndez pa e parë mirë. Mashkull 2 metër, i kuruar i veshur, ma ndez llampën. Meta jo, jo. Ky është sa kofsha ime. Mos të mërzitet, Iliri është i shkurtër, rrumbullak, topolak. Nuk ma ndez llampën. Basha është king, është i bukur. Është i plogët, e ndez llampën, por nuk është tipi im. Për Berishën kam respekt. E kam takuar, doktori është artist. Ka dhe një zonjë grua. Megjithse është doktor dhe ta ndez, doktori mund të pi viagra!

Kujtojmë se pak javë më parë Luljeta Nallbani ishte pjesë e “Ndryshe” në Top Albania Radio ku na argëtoi pa masë me historitë e saj. Sakaq, mësohet se ajo nuk do të jetë më pjesë e “Për’puthen +40” pasi e ka të pamundur të vijë çdo ditë në Tiranë nga Fieri.