Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Veshja e Ronela Hajatit në ceremoninë hapëse të “Eurovision” nuk është krijim i Niko Komanit?! Reagon stilisti!

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion, Ronela Hajati, së fundmi ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të ‘Eurovision 2022’. Ajo që bëri shumë bujë dhe u komentua gjerësisht ishte veshja e saj, e cila u konsiderua shumë e guximshme. Ronela u shfaq me një fustan blu me një dizajn mongol dhe një kapele të madhe në kokë. Për imazhin e artistes është kujdesur stilisti shqiptar Niko Komani.

Mirëpo, rezulton se ky nuk është krijim i tij. Një krijues nga Brazili i quajtur Pedro Leopoldo tregon se skica e veshjes së Ronela Hajatit, në të vërtetë është realizuar prej tij, madje që në prill të vitit 2020. Ai ka bërë një postim në Instastory ku shpjegon situatën dhe ngre shqetësimin se askush i ka marrë leje as nuk i ka dhënë atributet për punën e tij.

Ndërkaq, lidhur me këtë ka reaguar edhe stilisti i njohur Niko Komani i cili me anë të një postimi në Instastatory ka shkruar se:

Çdo gjë ndodh për një arsye! Ekipi ynë është duke diskutuar me Pedro dhe gjithçka është në kontroll. Faleminderit!

Për të na folur më shumë mbi detajet e veshjeve deri më tani, Niko Komani ishte në një lidhje me Skype për “Wake Up” diten e djeshme teksa tregoi më shumë. Si e komenton ai paraqitjen e Ronelës në tapetin e kaltër ditën e djeshme? Çfarë mesazhi kanë dashur Niko dhe Ronela të përcjellin mbi këtë veshje? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.