Celebrities Gossip Showbiz

Olivia Wilde ka gjetur mbështetje tek ish-partneri Jason Sudeikis, pas romancës së Harry Styles dhe Emily Ratajkowski!

Olivia Wilde u pa duke u shoqëruar me ish-të fejuarin Jason Sudeikis gjatë fundjavës – teksa ish-i i saj, Harry Styles, u filmua nga paparacët duke u puthur me Emily Ratajkowski teksa ndodhet në Japoni.

Wilde dhe Sudeikis, të cilët ishin në një betejë të diskutueshme për kujdestarinë mbi dy fëmijët e tyre, me sa duket i lanë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre ndërsa morën pjesë së bashku në lojën e futbollit të djalit të tyre në Los Anxhelos të shtunën.

Dyshja u pa duke biseduar në teksa ndodheshin në tribunë dhe brohorisnin për 8-vjeçarin Otis. Duket se të dy ishin në humor të mirë, duke buzëqeshur dhe madje duke u përqafuar para se të ndaheshin.

Ratajkowski përkëdheli faqen e Styles teksa ata putheshin mbështetur tek një furgon gjatë një nate në Japoni. Artisti i hiteve së fundmi ka mbajtur disa koncerte radhazi në Ariake Arena si pjesë e tij “Love on Tour”. Gazeta britanike siguroi gjithashtu  edhe videon e shkurtër të dyshes duke kërcyer së bashku.

Page Six konfirmoi në nëntor 2022 se Styles dhe Wilde, 39 vjeç, ishin ndarë pas gati dy vitesh së bashku. Ish-çifti filloi lidhjen në fillim të vitit 2021 pasi Wilde dhe Sudeikis u ndanë në nëntor 2020.

Sa për Wilde dhe Sudeikis, para daljes së tyre të fundit të fundjavës, ata u panë për herë të fundit duke e përqafuar në janar, duke sugjeruar se kishin bërë ndryshime në mes të betejës së tyre të vazhdueshme për kujdestarinë. Përveç Otis, ata kanë edhe vajzën 6-vjeçare, Daisy.

Megjithatë, TMZ raportoi këtë muaj se regjisori i “Don’t Worry Darling” akuzoi yllin e “Ted Lasso” se ishte një mënyrë e pahijshme duke vepruar “me keqbesim” mbi të ardhmen e fëmijëve të tyre duke përdorur “kanosjen ose mashtrimin” për të fituar.

Ndërkohë, Ratajkowski po merret me çështjet e saj ligjore pasi është në mes të një divorci nga Sebastian Bear-McClard, me të cilin ndan një djalë 2-vjeçar, Sylvester. Prezantuesja e podcast-it “High Low” bëri kërkesë për t’i dhënë fund martesës së saj katërvjeçare shtatorin e kaluar.