Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Olta Sheta analizon lojën e Heidit: “Një vajzë që ka vetëm edukatë por për lojtare zero…”

Të ftuar në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë Olta Sheta në studio dhe Toros Shahnaian për të bërë një analizë të lojës, rrugëtimit të finalistëve dhe për të dhënë mendimin e tyre në lidhje me dinamikat në shtëpinë e BBV gjatë këtyre ditëve të fundit para finales së madhe më 25 Maj.

Teksa ishin duke folur në lidhje me kryefjalën e këtij edicioni duke u ndalur tek Romeo dhe Juli, Olta Sheta ka analizuar edhe finalistët e tjerë, konkretisht Meritonin dhe Heidin.

Për Meritonin e cilësoj si lojtar por nëse ka lojtar që i ka bërë mirë ky Big Brother ka qenë ai sepse e kam parë që është rritur në këtë BBV. Është zhvilluar dhe ka ecur për mirë. E ka pjekur tamam si person. 

Heidin unë e kam cilësuar si një vajzë që ka vetëm edukatë por për lojtare zero. Është kapur vetëm në një lidhje tre muaj ndahu dhe pajtohu, nuk kishte më kuriozitet për publikun. Për lojtare jo, për edukatë po. 

Ndër të tjera ajo shtoi se:

Heidin e ka shtyrë deri aty lidhja. Unë mendoj që ata të dy i ka shtyrë lidhje deri aty ku janë sot. Heidi ka një përqindje më të madhe si e favorizuar po edhe Romeo çfarë ka bërë. Nëse e fiton Heidi do jetë zhgënjim, loja zero. Nuk ka aq audiencë Heidi sa për ta fituar.