Celebrities Dilema Sociale Gossip Showbiz Sociale

Olti Curri: “U pagova më pak se 200 euro për këngën fituese të Festivalit…”

Në emisionin “Dilema Sociale” i ftuar  në studio ishte opinionisti i njohur, Olti Curri për të diskutuar rreth temës së “Eurovisionit”.

Në një intervistë për TAR mbrëmjen e djeshme, ai rrëfen rreth eksperiencës së tij në muzikë dhe se si ishte të shkruaje tekstin e një kënge fituese.

Olti Curri shprehet se nuk mund të shkruajë shumë tekste, thjesht mundohet të përzgjedhë disa këngëtarë, veçanërisht miqtë e tij.

Teksti i këngës fituese “Karma” e kënduar nga Anxhela Peristeri, duket se ka qenë projekti i tij i dytë dhe se nuk i ka kushtuar shumë vëmendje lajmeve rreth “Eurovisionit” të këtij viti. Kjo për shkak se njerëzit sërish do të kenë paragjykime rreth fituesit, madje mendon se festivali është një kopje e “San Remo”.

Gjatë bisedës se kush do të përfaqësonte një juri më të mirë, ai u shpreh se sido të ishte vendimi, sërish do të kishte ankesa, pasi shqiptarët nuk kursehen me paragjykimet. Por një grup i mirë jurie do të bëhej nëse formohej me disa profesionistë të këngës, ku të kenë karrierë dhe jashtë vendit, ekspertë të marketingut dhe kompozicionit.

Opinionisti zbuloi detaje rreth buxhetit që fshihet pas festivalit të RTSH-së dhe na la të habitur, pasi zbuloi shumën që kishte fituar:

Tarifat e shpërblimit të festivalit janë ato që janë… Mund të kem marrë… as 200 euro më duket!