Celebrities Gossip Showbiz

Pa prisni pak, David Beckham po ndiqet nga policia?! Disa foto bëjnë ‘lëmsh’ rrjetin…

Së fundmi, një person i ngjashëm me David Beckham po ndiqet nga policia pas një vjedhjeje në një dyqan të materialeve ndërtimore. Policia e Hertfordshire publikoi në Twitter një imazh të kamerave CCTV, të burrit që dyshohet se ka vjedhur sende nga një dyqan në Bishop’s Stortford, Hertfordshire.

Policia shkroi:

A e njihni këtë njeri? A mund të na ndihmoni me kërkesat tona pas një vjedhjeje nga dyqani i materialeve ndërtimore në #BishopsStortford? Të premten e 21 tetorit u vodhën materiale ndërtimi nga dyqani.

Një përdorues i rrjetit social Twitter iu përgjigj postimit duke thënë:

Patjetër, në kërkim të David Beckham.

Rikujtojmë, e stilistja e njohur Victoria Beckham ndezi spekulimet së fundmi për divorc kur fansat vunë re se ajo kishte hequr tatuazhin me inicialet e bashkëshortit, David Beckham, nga kyçi i dorës. Por Victoria i ka dhënë fund të gjitha spekulimeve duke shprehur në emisionin “Today” se:

Unë i kisha këto tatuazhe shumë kohë më parë dhe thjesht nuk dukeshin më bukur në dorën time ndërkohë që bashkëshorti dhe djemtë e mi kanë tatuazhe shumë të bukura. Të miat ishin pak të trasha dhe thjesht nuk ishin aq të bukura. Nuk do të thotë asgjë më shumë se kaq. Mediat filluan të spekulojnë, se a u ndava nga burri im? Jo, thjesht nuk po më pëlqente më tatuazhi, është kaq e thjeshtë.