Celebrities Gossip Showbiz

Padyshim të merituara me suksesin që ka, Loredana na tregon pak nga jeta e saj luksoze!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Lori ka qenë shumë e angazhuar me koncerte të shumta dhe kjo gjë padyshim që ndikon edhe në anën financiare, jo vetëm të saj, por të të gjithë artistëve. E padyshim që këto përfitime ashtu si shumë momente nga përditshmëria e saj, bukuroshja ka zgjedhur t’i ndajë në rrjete sociale. Teksa vetëm pak më parë me anë të një Instastory, artistja ka postuar një video ku tregon një tufë të madhe me para.

Kanë kaluar disa muaj që kur Loredana ka publikuar projektin e saj të fundit, i cili titullohet “LET’S GO” e duket se tanimë koha e pushimit për reperen ka përfunduar. Këtë Lori na e la të kuptojmë me një nga postimin e saj të fundit në Instastory, ku na ka treguar se ka regjistruar këngën e re dhe na ka treguar titullin, i cili do të jetë ‘Blicke’. Mesa duket shumë shpejt bukuroshja do të vij me një projekt të ri muzikor.