Celebrities Pasò Showbiz

Pak orë para se emisioni “Më lër të flas” të fillojë, Donald Veshaj tregon për TAR se…

Në këtë të premte sportive në emisionin “Pasó” me Glent Nallbanin, Ed Manushin, Gëzim Sinematin dhe Lorenc Jeminin i ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë aktori dhe ish-banori i shtëpisë më të njohur në vend “Big Brother VIP”, Donald Veshaj. Ai ka treguar se si ndihet pak orë para se emisioni i tij më i ri “Më lër të flas” të fillojë në Top Channel në orën 21:00.

Do të jetë një program i ri, një eksperiencë e re dhe një fillim i ri. Në lidhje me këtë emision, i cili po pritet me padurim që të filojë dhe ku protagonistë janë vëllezërit Veshaj gjithçka do të jetë surprizë për natën e sotme. Donaldi tregoi shkurtimisht se si ndihet në këto momente:

Për mua është një emocion shumë i madh, nuk e di se si do ta presë publiku dhe unë mezi po pres që ta shikoj sesi do të jetë gjithashtu. 

Përveç kësaj ai ka folur edhe pak për sportin dhe nuk ka ngurruar që të tregojë se kush janë skuadrat e tij më të preferuara dhe me të cilat ai është një tifoz i zjarrtë.

Unë jam me Real Madridin, me Flamurtarin dhe me Hollandën. Unë jam rritur në një familje që e ndiqnin shumë futbollin dhe babi gjithmonë ka qenë tifoz hollandez qëkur ka qenë i ri.

Për të folur më shumë rreth emisionit të ri të Romeos dhe Donaldit ditën e djeshme në Top Albania Radio ka qenë e ftuar edhe regjisorja e “Më lër të flas”, Jona Hasija në “Live From Tirana”. Ajo ka zbuluar gjithçka ekskluzivisht për TAR.