Celebrities Gossip Showbiz

Pak pas fejesës së Marc Anthony me modelen 30 vite më të re reagon Jennifer Lopez!

Diva e muzikës pop, Jennifer Lopez ka reaguar së fundmi ndaj fejesës së ish-bashkëshortit të saj, Marc Anthony. Një burim ka treguar për ‘HollywoodLife’ se këngëtarja ndihet e lumtur për Anthony dhe u ka dërguar urimet e saj çiftit. Burimi u shpreh se:

Jen pushoi së paturi një mendim për jetën romantike të Marc shumë kohë më parë. Kanë kaluar kaq shumë vite që kur ata u ndanë dhe ata të dy kanë vazhduar me njerëz të tjerë.

Lopez u fejua me Ben Affleck në prill të vitit 2022, një ngjarje e cila thuhet se u prit mirë edhe nga ish-bashkëshorti i saj. Burimi shtoi se:

Marc nuk ishte gjë tjetër veçse i lumtur për Jennifer kur mësoi për fejesën e saj me Ben-in.

Rikujtojmë, se së fundmi, Marc Anthony është fejuar me të dashurën e tij 23-vjeçare Nadia Ferreira, pas vetëm tre muajsh lidhje. Por ajo që bëri më shumë ‘zhurmë’ se vetë fejesa, ishte unaza me të cilën ai i propozoi që duket çuditërisht e njohur. Modelja paraguaiane e tregoi unazën në Instastory duke zbuluar se çifti po festonte fejesën.

Rikujtojmë, se kjo është martesa e katërt e Anthony. Ai ka qenë i martuar me mbretëreshën e bukurisë Dayanara Torres nga viti 2000 deri në 2004-ën, me Lopez nga viti 2004 në 2014-ën dhe modelen Shannon De Lima nga 2014-a deri në 2017-ën. Ai ka 6 fëmijë: Ariana, 28 vjeçe dhe Chase, 26, me ish të dashurën Debbie Rosado; si dhe Cristian, 21 vjeç, dhe Ryan, 18, me Torres.

Ai ndan po ashtu binjakët 14-vjeçarë, Max dhe Emme, me J.Lo-në. Sa i përket J.Lo, 52-vjeçarja është në një lidhje me të dashurin e saj, Ben Affleck. Ish-dyshja e njohur Marc dhe Lopez pas ndarjes së tyre u dhanë të gjithë prindërve të divorcuar një mësim të madh dhe të rëndësishëm të jetës.