Celebrities Love & Sex Showbiz

Dikur këtë unazë ia dha J.Lo-së, Marc Anthony fejohet me të dashurën 30 vite më të re!

Së fundmi, këngëtari i njohur Marc Anthony është fejuar me të dashurën e tij 23-vjeçare Nadia Ferreira, pas vetëm tre muajsh lidhje. Por ajo që bëri më shumë ‘zhurmë’ se vetë fejesa, ishte unaza me të cilën ai i propozoi që duket çuditërisht e njohur.

Modelja paraguaiane e tregoi unazën në Instastory duke zbuluar se çifti po festonte fejesën. Anthony ende nuk e ka konfirmuar lajmin. Ndërkaq, Mike Fried, CEO i The Diamond Pro, tha për ‘Page Six Style’ se:

Diamanti gjigant në unazën e Nadias ka të ngjarë të jetë së paku 10 karat dhe unë do ta vlerësoja të jetë një gjysmë milioni dollarë.

Guri qendror i prerë në formë katore është i rrethuar nga dy gurë më të vegjël dhe duket shumë e ngjashme me unazën që Anthony i dha ish-bashkëshortes, Jennifer Lopez, në vitin 2004. Në atë kohë, Anthony bëri tatuazh emrin e saj në kyçin e dorës duke shkruar inicialet e saj. Pasi çifti njoftoi ndarjen në vitin 2011, ai e mbuloi tatuazhin.

Rikujtojmë, se kjo është martesa e katërt e Anthony. Ai ka qenë i martuar me mbretëreshën e bukurisë Dayanara Torres nga viti 2000 deri në 2004-ën, me Lopez nga viti 2004 në 2014-ën dhe modelen Shannon De Lima nga 2014-a deri në 2017-ën. Ai ka 6 fëmijë: Ariana, 28 vjeçe dhe Chase, 26, me ish të dashurën Debbie Rosado; si dhe Cristian, 21 vjeç, dhe Ryan, 18, me Torres. Ai ndan po ashtu binjakët 14-vjeçarë, Max dhe Emme, me J.Lo-në.

Sa i përket J.Lo, 52-vjeçarja është në një lidhje me të dashurin e saj, Ben Affleck. Ish-dyshja e njohur Marc dhe Lopez pas ndarjes së tyre u dhanë të gjithë prindërve të divorcuar një mësim të madh dhe të rëndësishëm të jetës. Ata të dy janë shembull se çiftet e ndara nuk kanë pse të jenë në një lidhje të keqe. Rikujtojmë, se J.Lo tha në një intervistë në vitin 2017 se Marc është shoku i tij më i mirë dhe gjithmonë flet për më të mirën e saj.