Celebrities Gossip Showbiz

Pak pasi i dha fund fejesës me Mod Sun, Avril Lavigne konfirmon romancën me reperin Tyga!

Së fundmi këngëtarja e njohur Avril Lavigne dhe reperi Tyga kanë konfirmuar romancën e tyre të përfolur gjatë një eventi të Javës së Modës në Paris. 38-vjeçarja dhe 33-vjeçari, u fotografuan duke u puthur dhe kapur për dore në festën ‘Mugler&Hunter Schafer’.

Në një moment, artisti u pa duke ia vënë njërën dorë krah qafës dhe duke e kapur në pjesën e poshtme të fytyrës së saj me dorën tjetër. Yjet e muzikës dukeshin të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, teksa shkëmbenin puthje para shumë njerëzve.

Së fundmi Avril Lavigne i ka dhënë fund lidhjes me këngëtarin Mod Sun. Një zëdhënës i artistes konfirmoi lajmin për Page Six. Lavigne dhe Mod Sun janë ndarë më pak se një vit pasi u fejuan. Ish-çifti thuhet se kishte pasur probleme muajt e fundit.

Sipas TMZ, tradhtia nuk ishte ndonjë shkak për ndarjen. 38-vjeçarja dhe 35-vjeçari duket se ruajnë raporte të mira pasi ndjekin akoma njëri-tjetrin në rrjete sociale. Këngëtarja e “My Happy Ending” dhe artisti i “Flames” u fejuan në Paris në mars të vitit 2022.