Celebrities Gossip Showbiz

Pak pasi u bë baba, Al Pacino i jep fund martesës me partneren 29-vjeçare!

3 muaj pas lindjes së djalit Al Pacino dhe partnerja e tij 29-vjeçare Noor Alfallah po i japin fund martesës së tyre për shkak të mosmarrëveshjeve. Në qendër të çështjes është kujdestaria e djalit të tyre tre muajsh, Roman Alfallah Pacino. Noor ka paraqitur zyrtarisht një kërkesë për kujdestarinë e plotë fizike të djalit të tyre në Los Anxhelos, duke theksuar dëshirën e saj që 83 vjeçari të ketë “vizita të arsyeshme” ndaj të birit.

Noor pranoi t’i jepte Al Pacino-s kujdestarinë e përbashkët ligjore, e cila e fuqizon atë atë në vendimet vendimtare në lidhje me djalin e tyre, duke përfshirë aspekte si arsimi, feja dhe trajtimet mjekësore. Pacino ka tre fëmijë të tjerë, binjakët 22-vjeçarë Olivia dhe Anton me Beverly D’Angelo dhe Julie me Jan Tarrant.