Celebrities Gossip Showbiz

Al Pacino së shpejti baba për herë të katërt me të dashurën 53 vite më të re!

Ylli hollivudian Al Pacino, do të bëhet baba për herë të katërt. Sipas burimeve e dashura 29-vjeçare e aktorit, Noor Alfallah, është shtatzënë në muajin e tetë. Aktori tashmë ndan vajzën Julie, 33-vjeçe, me Jan Tarrant si dhe binjakët Olivia dhe djalin Anton, të dy 22-vjeç, me Beverly D’Angelo. Ndërkohë, ky duket të jetë fëmija i parë i Alfallah.

Rikujtojmë, se Pacino dhe Alfallah ndezën thashethemet për romancë, teksa u fotografuan së bashku në një darkë në prill të vitit të kaluar. Burimi asokohe zbuloi se:

Pacino dhe Noor filluan të takoheshin gjatë pandemisë. Ajo kryesisht shoqërohet me burra të moshuar shumë të pasur. Ajo ka qenë me Al për disa kohë dhe ata kalojnë shumë mirë. Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem, edhe pse ai është më i madh se babai i saj.

Para lidhjes me Pacinon, bukuroshja ka shijuar një romancë me Mic Jagger, me të cilin u takua kur rokeri ishte 74-vjeç dhe ajo ishte vetëm 22-vjeçe, si dhe me miliarderin Nicolas Berggruen, 60-vjeç. Rikujtojmë se ikona tjetër e kinematografisë Robert De Niro u bë rreth 1 muaj më parë baba për herë të shtatë. Emri i vajzës është Gia Virginia Chen De Niro, një fryt dashurie me të dashurën Tiffany Chen.