Celebrities Showbiz

Al Pacino baba për herë të katërt, vjen në jetë vogëlushi Roman!

Aktori i njohur i Hollywood-it Al Pacino është bërë baba për herë të katërt në moshën 83-vjeçare. E dashura 29-vjeçare e aktorit, Noor Alfallah, solli në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku.

Publicisti i Pacino-s, Stan Rosenfield, konfirmoi për ‘Associated Press’ të enjten se aktori, 83 vjeç, dhe 29-vjeçarja Noor Alfallah mirëpritën një djalë të quajtur Roman. Megjithatë nuk u publikuan detaje të tjera, duke përfshirë kohën dhe vendin ku lindi foshnja.

Ai është fëmija i katërt i Pacinos dhe i pari me Alfallah. Pacino ka një vajzë 33-vjeçare, Julie Marie, me trajneren e aktrimit Jan Tarrant dhe binjakët 22-vjeçarë Anton dhe Olivia me aktoren Beverly D’Angelo. Thuhet se Pacino dhe Alfallah filluan të takoheshin vitin e kaluar. Ajo e përshkruan veten si një “raportuese” në faqen e saj në Instagram dhe faqja e saj në IMDB vë në dukje se ajo është producente në dy filma aktualisht në post-produksion, duke përfshirë “Billy Knight”, me Pacino.

Lajmet për foshnjën e Pacino-s pasojnë pas asaj të mikut dhe kolegut të tij, aktorit Robert De Niro. Një përfaqësues i aktorit 79-vjeçar konfirmoi muajin e kaluar se De Niro ishte bërë baba për herë të shtatë.