Bota

Papa Françesku së shpejti në Ukrainë: ‘Mos e çoni njerëzimin në rrënim’!

Papa Françesku bëri sërish thirrjen e tij drejtuar krerëve të qeverive të dielën për të kërkuar një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Ndërsa furia e vdekjes dhe shkatërrimit vazhdon dhe pozicionet konfliktuale përhapen, duke nxitur një përshkallëzim që është gjithnjë e më i rrezikshëm për të gjithë, unë rinovoj një apel drejtuar udhëheqësve kombëtarë: Ju lutemi, mos e çoni njerëzimin në shkatërrim, mos e çoni njerëzimin në rrënim”, tha Papa pas lutjes së tij Regina Coeli në ditën e Rrëshajëve, duke u shfaqur në një dritare të apartamenteve papale me pamje nga sheshi i Shën Pjetrit.

“Të kryhen negociata reale, bisedime konkrete për një armëpushim dhe për një zgjidhje të qëndrueshme. Dëgjoni britmën e dëshpëruar të njerëzve që po vuajnë e shohim çdo ditë në media respektoni jetën njerëzore, ndaloni shkatërrimin makabër të qyteteve dhe fshatrave kudo”, shtoi ai.

Të shtunën, Papa i tha një fëmije nga Ukraina se ai dëshiron të vizitojë Ukrainën dhe do të diskutojë një udhëtim të mundshëm me zyrtarët ukrainas.

Papa bëri një apel të mërkurën për të hequr bllokadën e eksporteve të grurit nga Ukraina.