Celebrities Gossip Showbiz

Partnerja e Al Pacino-s Noor Alfallah refuzon martesën me yllin e kinematografisë!

E dashura e Al Pacinos, Noor Alfallah, së fundmi zbuloi se nuk ka interes të lidhë kurorë me aktorin legjendar edhe pas lindjes së djalit të tyre, Roman. Burime për TMZ thonë se 30-vjeçarja është shprehur se edhe pse e do Pacinon, martesa nuk është në axhendën e tyre. Noor tha:

Unë nuk jam tipi i martesave.

Ky zbulim vjen pasi dyshja pati diskutime për bashkëprindërimin, duke arritur marrëveshje për mbështetjen e fëmijëve dhe kujdestarinë për Roman. Pavarësisht diferencës së tyre në moshë, çifti duken të kënaqur me marrëdhënien e tyre. Mediat raportuan më parë se Pacino do të paguajë mbi 30 000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët.

Përveç kësaj, atij i kërkohet të bëjë një pagesë paraprake prej 110 000 dollarë, të mbulojë shpenzimet për një infermiere, të kontribuojë në faturat mjekësore që nuk mbulohen nga sigurimi dhe të depozitojë 15 000 dollarë në vit në një fond arsimor. Al Pacino dhe Noor filluan të takoheshin në prill 2022 dhe mirëpritën fëmijën e tyre të parë, Roman, në qershor të vitit 2023.

Pacino ka një vajzë 33-vjeçare, Julie Marie, me Jan Tarrant dhe binjakët 22-vjeçarë Anton dhe Olivia me aktoren Beverly D’Angelo. Rikujtojmë se Alfallah, bëri një test që vërtetoi se aktori ishte vërtet babai i fëmijës së saj. Burime të afërta me Pacinon thanë se ai ishte tronditur kur zbuloi se e dashura e tij 30-vjeçare ishte shtatzënë.