Celebrities Gossip Showbiz

U tha se i dhanë fund martesës së tyre, e vërteta mbi Al Pacinon dhe partneren e tij 53 vite më të re!

3 muaj pas lindjes së djalit dolën thashethemet se Al Pacino dhe partnerja e tij 29-vjeçare Noor Alfallah i dhanë fund martesës së tyre për shkak të mosmarrëveshjeve. Së fundmi, çifti kanë hedhur poshtë të gjitha aludimet për ndarjen e tyre teksa u panë duke shijuar një vakt në Los Angeles në restorantin italian “Pace”.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi producentja 29-vjeçare u pa duke shijuar një drekë me Princin Alexander von Furstenberg, djalin e stilistes Diane von Fürstenberg dhe Princit Egon von Fürstenberg, duke krijuar kështu thashethemet për ndarjen e saj me aktorin e famshëm 83-vjeçar.

Al Pacino dhe Noor filluan të takoheshin në prill 2022 dhe mirëpritën fëmijën e tyre të parë, Roman, në qershor të vitit 2023. Pacino ka një vajzë 33-vjeçare, Julie Marie, me trajneren e aktrimit Jan Tarrant dhe binjakët 22-vjeçarë Anton dhe Olivia me aktoren Beverly D’Angelo. Rikujtojmë se Alfallah, bëri një test që vërtetoi se aktori ishte vërtet babai i fëmijës së saj. Burime të afërta me aktorin thanë se ai ishte tronditur kur zbuloi se e dashura e tij 29-vjeçare ishte shtatzënë.