Showbiz

Pas 14 sezonesh, përfundon përgjithmonë “Keeping up with the Kardashians”

Një lajm i papritur erdhi nga klani Kardashian-Jenner. Konfirmohet se serialit të shumëpërfolur “Keeping up with the Kardashians” i erdhi fundi.

Familja e famshme do të mbyllë seritë e fundit që i përkasin sezonit të 14-të në vitin 2021. Ishte Kim Kardashian ajo e cila e bërë të ditur këtë gjë nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Kjo shfaqje na bëri ato që jemi dhe unë do të jem gjithnjë në borxh ndaj gjithsecilit që luajti një rol në formësimin e karrierës sonë dhe ndryshimin e jetës tonë përgjithmonë” -shkroi Kim në postimin e saj.