Celebrities Gossip Showbiz

Pas festës së çmendur me Kim Kardashian, Lourdes Leon shkëlqen me SKIMS!

Lourdes Leon është një nga fëmijët më të njohur të Madonna-s, teksa duket se ajo nuk ka fituar famë vetëm për shkak të nënës së saj, por edhe sepse po ndërton hapat e saj në një karrierë si modele.

Ajo është parë së bashku me Kim Kardashian në një festë vetëm pak ditë më parë. Ndërkohë, së fundmi Lourdes është parë me një veshje nga koleksioni SKIMS i Kim, e cila padiskutim i shkonte shumë 25-vjeçares. Veshja në ngjyrë të kaltër tregonte mjaft mirë trupin e saj, dhe ajo e shoqëroi me atlete në ngjyrë të gjelbër dhe portokalli.

Një detaj që tërhiqte vëmendjen gjithashtu ishte kapelja shumëngjyrëshe me shumë stil e Lourdes. Ajo u pa duke mbajtur një sërë çantash dhe një valixhe në duart e saj, teksa edhe telefoni nuk mungonte.  Flokët e saj të gjatë të errët ishin të stiluar thjesht drejt, teksa Lourdes vendosi të dalë pa grim.

Kujtojmë, se të shtunën ajo u pa në Miami së bashku me Kim, teksa ylli i “KUWTK” organizoi një sërë eventesh dhe festash për promovimin e linjës së saj të fundit të SKIMS. Lourdes Leon është parë jo pak herë nën shoqërinë e disa prej vajzave më të njohura të showbiz-it të huaj dhe duket se ka zgjedhur rrugën e së ëmës, teksa i pëlqen të jetë e guximshme dhe të sfidojë stereotipet e ndryshme në shoqëri.